Mri Tinaj 58-vjeçarja nga Vermoshi e dhunuar pasi u lidh dhe grabit në banesën e saj, jep detaje nga ngjarja.
Ajo thotë se në banesë i shkuan dy persona të maskuar, me automatikë në duar dhe me leva.
Kanë lidhur burrin të parin dhe unë qëndrova më shumë por me pas më rrahën dhe më lidhën edhe mua. Më thanë ku i keni paratë. Ne i thamë që nuk kemi, por ata na dhunuan dhe pastaj i treguam.
Kanë marrë paratë dhe më pas janë larguar duke na lënë të lidhur. Unë jam dëmtuar më shumë ndaj edhe kam ardhur në spital. Kemi qëndruar për rreth një orë e gjysmë të lidhur dhe unë kam ecur duke u zvarritur deri sa kam shkuar në kuzhinë.
Aty kam marrë një thikë dhe jam liruar. Kam njoftuar komshinjtë dhe më pas edhe policinë. Policia duke ardhur rrugës ka hasur me automjetin e aksidentuar që na kanë marrë autorët nga oborri i shtëpisë.
Ne kemi patur goxha para sepse ka marrë burri kursimet e pensionit, lekët që na kanë sjell djemtë plus edhe kemi punuar duke shitur prodhimet tona, djathë, raki.
Pasi kanë marrë paratë dhe sendet e arit dhe telefonat janë larguar.
Gruja shtoi se nuk mendon se janë të zonës, por dialektin e kanë njëlloj dhe se kur tentoi që t’i hiqte njërit maskën, e goditën me vlerë.
Policia tha zyrtarisht se rreth orës 02.20, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, dy persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Tom Tinaj, disa sende me vlerë dhe një shumë parash.
Më pas, këta shtetas kanë marrë automjetin tip “Volkswagen” që ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së shtetasit Tom Tinaj, dhe janë larguar.



