Tendencat që do të përmirësojnë stilin tuaj dimëror

Tendencat që do të përmirësojnë stilin tuaj dimëror

Dizajnerët kujdesen që çdo vit në dimër të prezantojnë pjesë që kombinojnë stilin e pakrahasueshëm duke mos sakrifikuar ndjenjën e rehatisë. Nga xhaketat oversize deri te streçet me modele unike, opsionet ndryshojnë duke promovuar prakticitetin. Këto janë tendencat që do t’i bëjnë pamjet tuaja dimërore të shkëlqejnë.

Modele gjeometrike

Palltot mbresëlënëse me modele të forta që “rrëmbejnë” vëmendjen e shndërrojnë çdo ansambël në një vepër arti bashkëkohor.

Xhins total

Kombinimi total në xhins do të vazhdojë të dominojë gjatë muajve të dimrit. Mund të eksperimentoni me nuanca të ndryshme të errëta, të lehta, të mesme, por edhe me opsione shumëngjyrëshe.

Streçe

Vijnë për të dhënë rehati në çdo pamje tuajën. Modelet e reja dhe tekstura të reja interesante i shtohen pjesëve të domosdoshme të garderobës dimërore.

Detajet me palosje

Këto veshje premtojnë t’ju ofrojnë pamje unike në të gjitha eventet e sezonit, duke kombinuar elegancën me konceptin e përjetshëm të feminitetit.

Veshjet oversize

Veshjet e mëdha, në një larmi nuancash të shijshme pastel, vijnë për të përmirësuar pamjen tuaj të përditshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy