7 kg kokainë nga Shqipëria në Angli / Arrestohen dy persona, droga u gjet gjatë kontrollit në port

7 kg kokainë nga Shqipëria në Angli / Arrestohen dy persona, droga u gjet gjatë kontrollit në port

Mentor Çuni dhe Arjan Doçi janë arrestuar nga Policia Kufitare e Durrësit, pas një kontrolli të detajuar të një furgoni me targa angleze.

7 pako me lëndë narkotike kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë u zbuluan në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar me qëllim transportin e sigurt të lëndës narkotike.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

E paketuar me qese vakumi për të mos u pikasur nga qentë antidrogë, kokaina ishte planifikuar të dilte nga vendi ynë me një furgon, që do të ndiqte itinerarin Shqipëri – Itali – Angli.

Automjeti i përket kompanisë “Bledi Trans”, e cila transporton sende dhe pako për emigrantët nga Anglia në Shqipëri.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy