Reforma Zgjedhore/ Reagon SHBA: Shpresojmë që palët të ecin përpara, për zgjedhje të lira nga mashtrimi

Reforma Zgjedhore/ Reagon SHBA: Shpresojmë që palët të ecin përpara, për zgjedhje të lira nga mashtrimi

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas takimit mes opozitës së bashkuar dhe mazhorancës dhe krijimit të Këshillit Politik për të zgjidhur ngërçin e reformës zgjedhore.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ambasada thekson se ky është një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it.

Mes të tjerash Ambasada shkruan se shpreson që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni.

‘Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it.

Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare.

Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni', thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy