Dështon edhe përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon edhe përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Ka dështuar edhe përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. 

Sërish, nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për formimin e komisionit që do të organizonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Që nga hapja e seancës konstituive më 15 prill, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka dështuar 6 herë radhazi të zgjidhet. Ndërkohë, të enjten, për të 19-n herë dështoi formimi i Komisionit për votimin e fshehtë.

Seanca u ndërpre dhe do të vazhdojë pas 48 orësh.

Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk po siguron votat e mjaftueshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Ky është dështimi i radhës në përpjekjet për funksionalizimin e Kuvendit pas zgjedhjeve, ndërsa qytetarët po përballen me zvarritje institucionale dhe mungesë të përfaqësimit të plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy