Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi kanë inspektuar procesin e vaksinimit ndaj gripit për mëuesit.
Manastriliu ka deklaruar se vaksinimi do të bëhet për të gjithë mësuesit dhe edukatorët e vendit në mënyrë kapilare.
Vaksinimi i mësuesve dhe edukatorëve do të bëhet nga qëndrat shëndetësore përkatëse në vendin e punës.
“Kategoria e mësuesve, e edukatorëve është një prioritet për ne. Pas edukatoreve të kopshteve dhe çerdheve, vijojmë me vaksinimin në mënyrë kapilare për arsimtarët në të gjithë vendin. Ky proces i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit Dhjetor në vendin e punës, nëpërmjet qendrave shëndetësore, të cilat kanë në patronazh zonat respektive ku ka kopshte, çerdhe, shkolla. Qendra shëndetësore që mbulon zonën do të ketë një detyrë ekstra, vaksinimin në vendin e punës për këto kategori”, tha Manastirliu.



