
Një skandal, është konsideruar ish-shefi i BE-së, Jean Claude Juncker, fakti që fëmijët emigrantë të pashoqëruar në Greqi nuk po ndihmohen.
Sipas UNICEF-it verën e kaluar kishte më shumë se 1 000 të rinj që jetonin në paraburgim ose qendra të mbipopulluara në Greqi.
Një marrëveshje midis BE-së dhe Turqisë në vitin 2016 reduktoi fluksin e migrantëve nëpër Greqi, por kohët e fundit numri I tyre është rritur sërish.
Edhe pse kriza nuk është në të njëjtën shkallë si në vitin 2015, kampet e emigrantëve në ishujt grekë janë të rrezikshëm dhe të mbipopulluar.
"Disa nga vendet anëtare [të BE-së] nuk po veprojnë në solidaritet. Vite më pare u propozoja polakëve, çekëve dhe hungarezëve të pranonin në territorin e tyre fëmijët e pashoqëruar. Greqia ka bërë shumë, por jo sa duhet në ishuj dhe kontinent. Nuk është bërë sa duhet. Duhet të përmirësohemi si nga ana greke, ashtu dhe nga ajo evropiane. Nuk është e pranueshme që të lihen këta fëmijë pa asnjëlloj ndihme. Është një skandal”, është shprehur ish-presidenti i Komisionit Evropian Juncker, duke iu referuar fëmijëve në kampin Moria në Lesbos. /Euronews/



