Indonezi/ Të dy pilotët në gjumë gjatë fluturimit, pezullohen nga puna  

Indonezi/ Të dy pilotët në gjumë gjatë fluturimit, pezullohen nga puna  

Standardet e sigurisë së udhëtimit ajror në Indonezi janë vën në diskutim pasi dy pilotë, të cilët ishin në fluturim e sipër, ranë në gjumë në kabinë për rreth gjysmë ore. Të dy u pezulluan përkohësisht nga kompania Batik Air (e grupit Lion Air) dhe avioni u ul pa probleme.

Komiteti Kombëtar për Sigurinë e Transportit në Indonezi ka kritikuar qasjen e transportuesit në lidhje me shëndetin e stafit të tij. Në vitin 2019, një avion i Batik Air duhej të bënte ulje emergjente për shkak se njërit prej pilotëve i ra të fikët.

Rasti daton në 25 janar, por vendimi për pezullimin e tyre është marrë ditët e fundit. Fluturimi 6723 i Batik Air ishte nisur nga Kendari në orën 8.05 të mëngjesit (1.05 natën në Itali) me destinacion kryeqytetin Xhakarta dhe një kohëzgjatje të planifikuar prej dy orë e njëzet minuta.

Rregulloret e fluturimit parashikojnë pushimin “e kontrolluar”, por teknikisht në atë udhëtim kohëzgjatja ishte më e vogël se minimumi i lejuar. Zakonisht, pushimi autorizohet për fluturime të paktën 2 orë e 25 minuta.

Në 20 minutat e para të fluturimit, asnjë nga pilotët nuk mund të pushojë. Pastaj ata mund të flenë për 45 minuta - padyshim vetëm një, jo të dy në të njëjtën kohë.

Me t'u zgjuar, piloti nuk mund të prekë asgjë në aeroplan për 20 minuta të tjera (në të ashtuquajturën periudhë të "rikuperimit") dhe askush nuk mund të mbyllë sytë në 60 minutat e fundit para uljes.

Pushimi jo vetëm që duhet diskutuar me pilotin tjetër, por duhet planifikuar edhe me kujdes, duke njoftuar stjuardesat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy