Berisha: Rama dhe Yuri Kim bënë gjithçka për shkatërrimin e PD-së, ne do hyjmë në zgjedhje dhe do e përmbysim këtë regjim (VIDEO)

Berisha: Rama dhe Yuri Kim bënë gjithçka për shkatërrimin e PD-së, ne do hyjmë në zgjedhje dhe do e përmbysim këtë regjim (VIDEO)

Në 60-vjetorin e lindjes së të ndjerit Azem Hajdari, një prej figurave qëndrore në themelimin e PD, kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se kontraktoi McGonigal për të shkatërruar idealet e lirisë së Azem Hajdarit.

Berisha theksoi se Rama dhe Yuri Kim bënë gjithçka për shkatërrimin e PD-së, ne do hyjmë në zgjedhje dhe do e përmbysim këtë regjim.

Sot ne jemi në një monizëm, të njëjtë që ishim në vitin ’90, para dhe pas themelimit të PD-së.
Ne vërtet u themeluam më 11 dhjetor, por u themeluam kur kultet ishin jo vetëm i diktatorit Hoxha, por kishim marrë edhe kulte të tjera lindore dhe i kishim në Tiranë.
Por kjo nuk e zmbrapsi Azem Hajdarin. Me një vendosmëri të palëkundur, ne ecëm të sigurt drejt fitores duke shmangur gjakderdhjen. Ecëm drejt mbrojtjes së vlerave që u besonim.
Pas 32 vitesh, Shqipëria ndodhet jo vetëm në një monizëm ku një njeri kontrollon të gjitha pushtetet, por njëlloj si qeveritarët në vitin 1998 ekzekutuan me kolonelë dhe majorë të tyre, para selisë së PD-së, Azem Hajdarin, Edi Rama kontraktoi si vrasës me pagesë jo vetëm vrasës brenda vendit, por kontraktoi një nga njerëzit më të fuqishëm të zbulimit të SHBA, McGonigal për të vrarë, për të shkatërruar PD-në. Për të vrarë dhe shkatërruar Azem Hajdarit, idealet e lirisë së shqiptarëve.
Gjithçka kishte vetëm një synim, konsolidimin e pushtetit monist të Edi Ramës.
Gjithçka kishte një synim: Shqipëria, protektorat i mafies dhe krimit ky McGonigali dhe të të tjerë, të vinin të pasuroheshin duke u prerë gjoba bizneseve.
De facto po bëhej çdo gjë që një pushtet, që sillet më me egërsi se të gjithë pushtuesit e këtij vendi, të forcohej dhe konsolidohej çdo ditë e më shumë.

Sot, ata që vranë, ekzekutuan Azem Hajdarin para PD-së, sot ata që kontraktuan si vrasës McGonigalin, që kanë kontraktuar si vrasës me pagesë ambasadorë, bëjnë gjithçka që ne të mos hyjmë në zgjedhje. Bëjnë gjithçka duke i thënë vulën dhe logon pengjeve që i kanë marrë ata në këtë afër makbethiane. Rama nuk është i vetëm. Ai u ndihmua nga ambasadorja Yuri Kim, e cila bëri çdo ndërhyrje në gjykate. E korruptuar sa vetë McGonigal, ajo është betuar se PD do shkatërrohet, se Shqipëria do përjetojë ndëshkimet më të rënda. Pse? Sepse nuk pranon monizmin e Edi Ramës.
Të gjitha këto u kaluan, ndaj Azemi është më i gjallë se kurrë sot. Ne jemi dhe mbetemi opozitë e fuqishme sikur atëherë që u krijuam. Aleati më kryesor janë dhe do mbeten SHBA dhe BE. Ne mbetemi të angazhuar që n këto zgjedhje të marrim rezultatet më të mëdha dhe t’i japim goditjen më të fuqishme Edi Ramës dhe përpjekjeve të mafies për të shndërruar Shqipërinë në çifligun e saj. Azemi sot është më i gjallë se kurrë, njësoj siç ngrihej mbi supet e studentëve më 9 dhjetor.
Ne sot, të frymëzuar nga ai, do vazhdojmë betejën tonë në të gjitha fushat.
Në një revolucion të pandalshëm deri në përmbysjen e këtij regjimi që nuk meriton të qeverisë asnjë ditë Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy