
Pasi u zgjodh kryeministër i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka marrë vendimin e parë, zhvillimin e mbledhjeve të hapura për publikun.
Përmes një postimi ai ka bërë me dije se mbledhjet e kabinetit do të jenë të hapura në mënyrë që qytetarët të jenë pjesë e vendimmarrjes.
“Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Rritja e transparencës së përgjithshme dhe forcimi i besimit në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të përfshihen plotësisht në procesin e vendimmarrjes ”, ka shkruar Abazoviç në “Facebook”.



