“AKSHI”, Kara: Duhet të vijojë aktiviteti nën sekuestrim. Nëse kontratat janë të paligjshme të ketë gjykime të shpejta

“AKSHI”, Kara: Duhet të vijojë aktiviteti nën sekuestrim. Nëse kontratat janë të paligjshme të ketë gjykime të shpejta

Avokati Romeo Kara tha në studion e lajmeve të MCN Tv se në dosjen ‘AKSHI’ dy palët që dikur bashkëpunonin tani përpiqen të ekspozojnë dhe t’i hedhin topin njëra tjetrës. 

 

Duke vijuar Kara tha se aktiviteti i AKSHI-t duhet të vijojë nën sekuestrim dhe nëse kontratat janë të paligjshme të ecet me gjykime të shpejta. 

 

Duhet të dimë t’i lidhim kontratat, që aty nis. Duhet të parashikojnë në kodin e procedurës penale mënyrën si duhenpezulluar këto kontrata. Kemi mjetin e sekuestrimin dhe konfiskimi vjen pas dënimit në formë të prerë. Kanë bërë sekuestrime që kanë dëmtuar me pasoja miliona euro, madje dhe ekonominë e vendit, dhe nuk kanë bërë sekuestrimet. Pastaj bashkëpunon me autoritetin që menaxhon punët e sekuestruara.

 

Duhen menaxhuar këto entitete, nuk ka rëndësi janë private apo publike nga autoriteti që merret me sekuestrimin. Këtu i bie të sekuestrosh të gjithë AKSHI-n si aktivitet ekonomik.  

 

Duhet të vijojë aktiviteti në sekuestrim, por të jetë i kontrolluar. Nëse kontratat janë të paligjshme, duhet të ecim me gjykime të shpejta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy