Një operacion në shkallë të gjerë ka angazhuar 600 forca policore në Greqi, ndërsa kërkimet për anëtarët e dy bandave janë fokusuar kryesisht në Atikë dhe Selanik. Mendohet se grupet e trukturuara kriminale që janë objektiv i policisë merreshin kryesisht me vjedhje të mëdha, përfshirë edhe pasurite e personave VIP.
Burime policore në Greqi thanë sot për mediat se një nga vjedhjet më të bujshme që të dyshuarit kanë bërë është edhe shtëpia e këngëtares Anna Vissi. Hajdutët kanë blerë kryesisht me paratë e grabitura automjete lluksi që kushtojnë 200-300 mijë euro, ku përfshihen Porsche dhe Ferrari.
Nga hetimet e deritanishme në pranga kanë rënë 30 persona, janë sekuestruar pasuri të patundshme si dhe janë konfiskuar mallra të vjedhur dhe bizhuteri.



