Media iraniane e merr për burrë ministren gjermane të Mjedisit!

Media iraniane e merr për burrë ministren gjermane të Mjedisit!

Një shtrëngim duarsh i pafajshëm mes ministres gjermane së Mjedisit, Barbara Hendricks dhe zëvendëspresidentes së Iranit, Massumeh Ebtekar shkaktoi zemërim në mediat iraniane dhe rrjetet sociale, ku ministrja me flokë të shkurtra u ngatërruar për një burrë.

Zhurma ndodhi pasi televizioni shtetëror IRIB njoftoi takimin mes zëvendëspresidentes, Ebtekar dhe ministres gjermane të Mjedisit, Hendricks në Berlin, ku ato shtrëngonin duart.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Tasnim Agency, raporti i IRIB-së dhe fotot çuan në supozime, duke përfunduar në një  zhurmë të madhe në Iran se Ebtekar kishte shtrënguar dorën e një burri.

Të shtrëngosh dorën e një burri të huaj është rreptësisht tabu për gratë praktikuese myslimane në Iran dhe një akt që mund të kishte kosto edhe tek Ebtekar, e cila është gjithashtu kryetarja e agjencisë së mjedisit të vendit të saj, duke humbur punën.

Tasnim Agency sqaroi sot historinë duke njoftuar se Hendricks është në fakt një grua, edhe pse agjencia vuri në dukje se në videoraportin e takimit ministrja gjermane “ngjasonte si një burrë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy