Në një deklaratë të ministres së Jashtme, Marise Payne, Australia njoftoi sanksione të reja kundër 11 bankave dhe agjencive qeveritare ruse. Payne tha se Australia do të vazhdojë të punojë për të koordinuar sanksionet si dhe të bllokojë fondet për luftën e paligjshme të Presidentit Vladimir Putin.
Fondi Kombëtar i Pasurisë Ruse dhe Ministria ruse e Financave janë përfshirë në sanksione. Me përfshirjen tonë të fundit të Bankës Qendrore Ruse, Australia ka vënë në shënjestër të gjitha entitetet e qeverisë ruse përgjegjëse për emetimin dhe menaxhimin e borxhit sovran rus.
Payne njoftoi gjithashtu sanksione të reja kundër oligarkëve rusë Viktor Vekselberg dhe Oleg Deripaska, kreu i kompanisë së aluminit Rusal, e cila zotëron 20% të kompanisë australiane “Queensland Alumina”.
Australia është “thellësisht e përkushtuar për të shkaktuar kosto të larta ndaj Rusisë”, tha Payne, e cila shprehu mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe popullit ukrainas.



