
Deputeti i PD Ervin Salianji ka fituar gjyqin në Apelin e SPAK ndaj aktivistes Evi Kokalari, e cila e paditi për shpifje.
Mësohet se gjykata i ka dhënë pafajësi Salianjit edhe për akuzën e fyerjes.
Të shumta kanë qenë paditë për shpifje ndaj Salianjit nga drejtues të lartë të qeverisë dhe deputetë të PS. Po ashtu ai është proceduar shpesh nga Policia dhe Prokuroria për organizim protestash apo kundërshtim të forcave të policisë gjatë tubimeve.
Gjykatat kanë vendosur pushim ose pafajësi duke i dhënë të drejtë Salianjit.



