Emigracioni në Britani/ Zhabina: Nuk kemi dyndjen e vitit të shkuar, janë larguar 150 shqiptarë në 6 muaj

Emigracioni në Britani/ Zhabina: Nuk kemi dyndjen e vitit të shkuar, janë larguar 150 shqiptarë në 6 muaj

Gazetari Xhevahir Zhabina duke folur në MCN Live tha se drejt Anglisë udhëtojnë nga Shqipëria të rinj të moshës 15 deri në 17 vjeç. Ai vë në dukje se kjo është një periudhë e mirë për të udhëtuar pasi mund të kalohet më lehtë Kanali dhe ka përfunduar shkolla. Zhabina vë në dukje se këtë vit kanë qenë vetëm 150-200 shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Anglisë, ndryshe nga dyndjet masive të një viti më parë. “Po të shohësh në faqe të ndryshme, Tik Tok, Instagram, drejt Anglisë nisen shumë të rinj. Ndoshta kjo lidhet edhe me faktin që është periudha më e mirë për ta kaluar Kanalin dhe me faktin që shkollat kanë mbaruar tani. Drejt Anglisë nuk udhëtojnë vetëm të rinjtë nga Hasi dhe Kukësi, kemi edhe të rinj nga Jugu i Shqipërisë që janë vendosur atje. Kanë ikur shumë të rinj. Kemi dëshmi publike, pasi kolegë tanët kanë udhëtuar drejt Hasit dhe Kukësit, ku drejtorë dhe mësues të shkollave ngrenë shqetësimin që po ikin nxënës të shkollave 15-16 apo 17 vjeç të cilët destinacion kryesor kanë Britaninë e Madhe. Këtë vit kemi ndërgjegjësim më të madh të komuniteteve atje, pasi edhe ambasada britanike këtu ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese që nuk duhet udhëtuar drejt Anglisë, pasi e vetmja rrugë që do gjejnë është kthimi drejt Shqipërisë. Vitin e kaluar kemi pasur dyndje masive të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe. Këtë vit për shkak të politikave që po ndjek shteti anglez, dhe disa nismave në Shqipëri kemi një numër më të ulët shqiptarëve. Me informacionin që kam nuk kemi atë numrin me mijëra shqiptarë, por kemi 150-200 shqiptarë në 6 muaj. Kjo është një arritje si për komunitetet këtu, si për luftën që po kryhet në Britaninë e Madhe. Te kjo shifra 150 shqiptarë në 6 muaj nuk përfshihen shqiptarët që kanë ardhur me kamion dhe traget, që shkojnë nga 17 deri në 20 mijë paund, prandaj them që numri mund të jetë më shumë”, tha Zhabina. Lidhur me ekzekutimin e Ardian Nikulajt dhe ekstradimet e mundshme të autorit dhe bashkëpunëtorëve, Zhabina tha: “Me ç’informacion kam, pritet rreth muajit 9 nëntor nëse shtetasit anglez dhe Edmond Haxhia, do të ekstradohen drejt Shqipërisë, por kam përshtypje se do jetë e vështirë. Mbrojtja më e mirë që mund të bëjnë këta persona është që nëse vijnë në Shqipëri do t’u rrezikohet jeta nga gjakmarrje. Më duket e vështirë edhe për ekstradimin e portugezit, që do mbrohet në të njëjtën mënyrë, nëse vjen në Shqipëri do t’i rrezikohej jeta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy