Ambasada Amerikane për përjashtimin e Berishës: Vendim që meriton respekt

Ambasada Amerikane për përjashtimin e Berishës: Vendim që meriton respekt

Fill pas vendimit të largimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka reaguar edhe Ambasada Amerikane, e cila e ka cilësuar si të vështirë vendimin e shpallur dje nga PD, por që sipas tyre, meriton respekt.

Vendimi, sipas Ambasadës, është një tregues se PD, por shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen e saj,.

Nëpërmjet një statusi në median sociale Twitter , këtë vendim, Ambasada e krahason me momentet kritike të Shqipërisë së para 30-vitesh.

“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajën për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy