Investimet e Bashkisë së Tiranës tashmë do të shtrihen në nivel kapilar për t’i shërbyer më mirë komunitetit dhe të përmirësojnë infrastrukturën e qytetarëve.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj inspektoi punimet për rikonstruksionin e rrugëve lidhëse në zonën e Ish kinostudios dhe tha se falë këtij investimi do të përfitojnë 300 familjet që jetojnë në këtë zonë.



