Putin hap urën 12 milje që lidh Krimenë me Rusinë, përfundon 6 muaj më herët

Putin hap urën 12 milje që lidh Krimenë me Rusinë, përfundon 6 muaj më herët

Vladimir Putin ka hapur një urë midis kontinentit rus dhe Krimesë, duke shtrënguar mbajtjen e Rusisë mbi gadishullin kontestues, të cilin Moska e aneksoi nga Ukraina në 2014.

Ura kontraverse e Krimesë ka përfunduar gjashtë muaj që prej kohës kur kishte filluar së ndërtuari dhe kjo urë do të lidhë qytetin rus të Krasnodarit me Krimenë. Ura masive do të ndihmojë në reduktimin e mbështetjes së Krimesë në transportin detar. Ura 12 milje është lidhja e vetme e drejtpërdrejtë e Moskës me Krimenë.

Projekti kushtoi 3, 69 miliardë dollarë dhe do të jetë ura më e gjatë në Evropë, që deri më tani e ka mbajtur epitetin e urës më të gjatë në Evropë ajo e Lisbonës në Portugalisë, Vasco da Gama.

Ajo pritej të ndërtohet plotësisht deri në fund të vitit 2018, por ka përfunduar gjashtë muaj para orarit që është paraparë dhe do të jetë e hapur për trafik më 16 maj, sipas një deklarate të Kremlinit.

Më parë, i gjithë trafiku i makinave kalonte nëpër ngushticën Kerch me traget ose duke kaluar nëpër Ukrainë.

Kievi e ka kritikuar këtë projekt, duke thënë se një ndërtim i tillë do të dëmtojë mjedisin dhe se anijet më të mëdha nuk do të jenë në gjendje të kalojnë në portet e saj në detin Azov.

Të martën, Putin kaloi një kamion përgjatë urës ndërsa hapi rrugën për trafikun e veturave. 

Media shtetërore ruse shpalli urën si "ndërtimi i shekullit". Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania Naziste kishin shqyrtuar dhe më pas kishin hequr planet për të ndërtuar një urë mbi ngushticën Kerç. Trafiku i trageteve shpesh është ndalur për shkak të motit të keq.

Ndërtimi u drejtua nga Stroygazmontazh, pronari i të cilit, Arkady Rotenberg, ka lidhje të ngushta me Kremlinin. Rotenberg iu vendosën sanksione nga SHBA për afërsinë e tij me Putinin dhe BE-në për të qenë mes të akuzuarve për minimin e integritetit territorial të Ukrainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy