“Teatri” eksperti i PD-së paralajmëron padi penale dhe civile (VIDEO)

“Teatri” eksperti i PD-së paralajmëron padi penale dhe civile (VIDEO)

Partia demokratike paralajmëron padi penale ose civile ndaj bashkisë së Tiranës në lidhje me tjetërsimin e pronës pranë teatrit kombëtar. Eksperti Ligjor i PD-së Gazmend BEksperti Ligjor i PD-së Gazmend bardhi ardhi në një intervistë për TemA TV tha se kjo do të ndodhë se nëse tjetërsimi i pronës tek teatri nuk bëhet me 3/5-at. Ndërkohë Bardhi tha se nëse presidenti dekreton ligjin atëherë krijohen dyshime se presidenca është e kapur.

Partia Demokratike po shikon çdo mundësi që parashikon ligji për të penguar shembjen e teatrit kombëtar. Eksperti ligjor në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi në një intervistë për TemA Tv u shpreh se mund të ketë padi penale dhe civile nëse tjetërsohet prona e Bashkisë tek teatri pa 3/5 e votave të Këshillit Bashkiak.

Tjetërsimi i pronave të njësive të qeverisjes vendore, pa patur vendimin e organit kopetent, që është vendimi i Këshillit Bashkiak, që do të thotë çdo zaptim i asaj prone pa lejen e pronarit legjitimon pronarin të ngrej padi civile për të marrë në posedim dhe në pronësi pronën e vet”, deklaroi Gazmend Bardhi.

Sipas Bardhit, presidenti duhet të kthejë për rishqyrtim ligjin për teatrin, në të kundërt ngre dyshime se është kapur edhe Presidenca.

Presidenti është në detyrë për të zbatuar garantimin e Kushtetutës, dhe unë kam bindje nëse presidenti do të zbatoj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nuk duhet ta dekretojë ligjin, por duhet ta kthej atë për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë, duke evidentuar të gjitha shkeljet Kushtetuese që përmban ai ligj i miratuar me 74 votat e mazhorancës në Kuvend” tha Bardhi.

Ndërkohë eksperti i PD-së bëri me dije se po shikohet mundësia që shpresa për fatin e teatrit të mos varet vetëm tek Presidenti por edhe tek Gjykata Kushtetuese e cila aktualisht është jashtë funksionit.

Intervista e plotë e ekspertit Ligjor të PD-së Gazmend Bardhi 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy