Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur për mbajtjen e dy seancave plenare, më 18 dhe 25 maj, ndërsa në axhendën e tyre nuk është vendosur ende ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, si kusht për hyrjen në fuqi të lëvizjes pa viza.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u shpreh se vendimi për ratifikimin e demarkacionit do të ndodhë në konsultim me opozitën dhe se vendimi i tyre në asnjë mënyrë nuk do t’a cënojë lëvizjen e lirë të kosovarëve.



