Zhabina: Drejtori i ri i Policisë së Shtetit do të jetë emër surprizë, por bazuar në garancitë që politika kërkon (VIDEO)

Zhabina: Drejtori i ri i Policisë së Shtetit do të jetë emër surprizë, por bazuar në garancitë që politika kërkon (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina tha në studion e MCN Live se ndryshimet e fundit që kanë ndodhur në Policinë e Shtetit kanë ardhur për disa arsye dhe një ndër to është përfshirja e oficerëve dhe jo vetëm në grupet kriminale.

Po ashtu Zhabina tha se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është një garantorët e procesit zgjedhor dhe është kjo një arsye tjetër e ndryshimeve.

Në çdo aksion që SPAK ka bërë kundër krimit të organizuar në këto 2 vitet e fundit kemi parë që aty kanë qenë dhe oficerë të lartë e duke shkuar deri në nivelin e drejtorit të qarkut. Është e udhës që publikut t’i thuhet që Policia e Shtetit do të ndryshojë dhe do të fillojë me drejtorin e përgjithshëm që do të vijë si produkt i një procesi të rregullt ligjor. Kriter i rëndësishëm është ai i 15 viteve eksperiencë si drejtues të parë.

Vjen dhe për një arsye tjetër. Këto 12 vite kemi parë që në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ato vendore kemi parë të njëjtat personazhe, 10-12 personazhe emërohen.

Sipas Zhabinës, drejtori i ri i Policisë së Shtetit do të jetë emër surprizë, por bazuar në garancitë që politika kërkon.

Do të jetë emër surprizë, por bazuar në garancitë që politika kërkon. Të gjithë e dimë sa i rëndësishëm është drejtori qoftë për proceset hetimore, qoftë për procesin zgjedhor, që është një nga garantoret. Drejtori i ri nuk mund t’i lihet rastësisë sidomos në këtë situatë politike.

Sfida më e madhe është mbajtja larg e presionit politik. A do të arrijë ai ta mbajë larg duke qenë se është dhe produkt i politikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy