Goditet banda e shqiptarëve që trafikonte kokainë nga Holanda në Itali (EMRAT)

Goditet banda e shqiptarëve që trafikonte kokainë nga Holanda në Itali (EMRAT)

Policia italiane ka bërë publike detaje të një operacioni që çoi në zbulimin e një grupi, i cili trafikonte kokainë nga Holanda drejt Italisë. Grupi drejtohej nga një familje shqiptare. Mëse 100 karabinierë janë angazhuar në operacionin e zhvilluar në Firence dhe Piza.

Banda drejtohej nga dy vëllezërit Ervis Lulashi (29 vjeç) dhe Fabjo Lulashi (31 vjeç), të dy me banim në Sesto Fiorentino.

Ata ndihmoheshin nga vëllai tjetër Eljon Lulashi, 34 vjeç, i cili jeton në Zvicër, së bashku me bashkëjetuesen e tij, Orjeta Haxhiraj (27 vjeç).

 Të dy shqiptarët e mësipërm e blinin drogën në Holandë dhe ua dërgonin dy vëllezërve në Itali nëpërmjet Zvicrës, duke përdorur korrierë.

Hetimet kanë zbuluar se të paktën 12 kg kokainë janë transportuar për llogari të këtij grupi në periudhën mars-maj të vitit 2015.

Policia ka zbuluar se në trafik ishte i përfshirë edhe një 29-vjeçar shqiptar me emrin Kolë Blinisha si edhe babai i Lulashi si dhe njëra prej grave të tyre.

Të tjerë të përfshirë në këtë rrjet janë  Nikolle Lleshi (36 vjeç), Claudio D'Elia, 30 vjeç, shtetas italian, Said Ez Zitouni (24 vjeç), maroken dhe 40-vjeçari shqiptar Agim Kocecu.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy