SHBA, gjykata e shpall antikushtetues ligjin për shëndetësinë e njohur ndryshe si "Obamacare"

SHBA, gjykata e shpall antikushtetues ligjin për shëndetësinë e njohur ndryshe si "Obamacare"

Një gjykatës federal në shtetin amerikan të Teksasit ka vendosur se një pjesë kyçe e Aktit të Kujdesit të papërballueshëm (ACA), i njohur ndryshe si Obamacare, është jokushtetues.

20 shtete kishin argumentuar se i gjithë ligji ishte shfuqizuar nga një ndryshim fiskal i vitit të kaluar, që shmangu në këtë mënyrë një penalitet për mospasjen e një sigurimi shëndetësor.

Presidenti Donald Trump reagoi menjëherë dhe tha se vendimi ishte një lajm i madh për Amerikën.

Dispozitat e ligjit, megjithatë, do të mbeten në fuqi deri në shqyrtimin e një ankese në Gjykatën Supreme të SHBA.

Presidenti Trump premtoi të zhbënte ligjin e kujdesit shëndetësor të Barak Obamës të vitit 2010, i cili u hartua për të bërë mbulimin mjekësor të përballueshëm për shumë amerikanë të cilët ishin jashtë tregut për shkak të pamundësisë për tu siguruar.

Por, pavarësisht se Partia Republikane ka pasur shumicën në të dyja dhomat e Kongresit amerikan, “ACA” vijon ende të jetë funksional.

Gjithsesi, Kongresi shfuqizoi në vitin 2017 kushtin (apo të ashtuquajturin mandat individual) që njerëzit duhej të blinin sigurim shëndetësor, ose do të përballeshin me një penalitet fiskal.

Trump e shfrytëzoi menjëherë vendimin e gjykatësit nga Teksasi, për të nxitur kreun e pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, si dhe kryetaren demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, “të kalojnë një ligj të fuqishëm që ofron kujdes shëndetësor të shkëlqyer, GREAT”.

Ky vendimi erdhi vetëm një ditë përpara afatit përfundimtar, për t’u siguruar në “Obamacare” për vitin e ardhshëm, shkruan BBC.

Shtëpia e Bardhë përshëndeti vendimin e së premtes, por tha se ligji do të mbetet në fuqi në pritje të apelit në Gjykatën e Lartë. "Edhe një herë, presidenti bën thirrje Kongresit për të zëvendësuar Obamacare dhe për të vepruar për të mbrojtur njerëzit me kushte ekzistuese dhe për t'u ofruar amerikanëve kujdes shëndetësor me kosto të ulët", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders në një deklaratë.

Rreth 11.8 milionë njerëz në të gjithë SHBA u regjistruan në programet e shkëmbimit Obamacare, sipas autoriteteve shëndetësore amerikane, shkruan Guardian.

Republikanët kanë kundërshtuar ligjin e vitit 2010, arritjen e politikave të brendshme të Barak Obamës, që nga fillimi i tij dhe që kanë provuar në mënyrë të përsëritur dhe kanë dështuar ta shfuqizojnë atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy