"Për Shkodrën 29 nëntori është një ditë e zezë", Rama i përgjigjet deklaratës së Voltana Ademit: Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë

"Për Shkodrën 29 nëntori është një ditë e zezë", Rama i përgjigjet deklaratës së Voltana Ademit: Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë

Pas deklaratave të kryetare së Bashkisë së Shkodrës e cila deklaroi se për Shkodrën 29 nëntori është një ditë e zezë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Këtë deklaratë shefi i qeverisë e cilëson lajthitje.

Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë?”, shkruan Rama në rrejtin social "Instagram" duke ironizuar kryebashkiaken Ademi.

Për Shkodrën 29 nëntori është një ditë e zezë, mjafton që t’i referoheni historianëve. Unë nuk jam historiane. Por në atë ç’farë ne bëjmë, përpiqemi t’i referohemi asaj çfarë historianët shkruajnë dhe kanë përcaktuar në historinë e Shqipërisë, pavarësisht se kjo pastaj nuk është referuar në libra dhe do duhet të referohemi”, deklaroi Voltana Ademi. 

Ditën e djeshme kryeministri Rama ironizoi edhe edhe kryedemokratin, Lulzim Basha i cili pas homazheve në prononcim për mediat bëri një lapsus kur tha se flamuri për herë të parë u ngrit në 1944 por e regulloi duke 1444 .

Por me gjithë ndryshimin e shifrave, kryeministri Rama i ka kujtuar kreut demokrat se flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443.

"Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jo vetëm s'e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444", shkruan Rama.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy