Izraeli dhe SHBA stërvitje ajrore, duke simuluar sulm ndaj programit bërthamor të Iranit

Izraeli dhe SHBA stërvitje ajrore, duke simuluar sulm ndaj programit bërthamor të Iranit

Forcat Ajrore të Izraelit do të zhvillojnë këtë javë një nga stërvitjet e saj më të mëdha ndër vite, bashkë me Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke simuluar sulme kundër programit bërthamor të Iranit.

Stërvitja do të shtrihen nga e marta deri të enjten mbi Detin Mesdhe dhe Izrael.

Gjatë saj do të përfshihen fluturime me rreze të gjatë si ato që pilotëve izraelitë mund të kenë nevojë të bëjnë për të arritur në Republikën Islamike.

Stërvitja do të përfshijë karburante si dhe avionë luftarakë nga të dyja forcat. Uashingtoni dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje ku parashikohet që SHBA-të të vijnë për të ndihmuar Izraelin me mbrojtjen raketore në kohë lufte, dhe të dy ushtritë kanë mbajtur stërvitje të shumta të përbashkëta të mbrojtjes ajrore në vitet e fundit.

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit mbeten të larta

Irani, i cili posedon mbi 1000 raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme, vazhdon të kontrabandojë armë drejt vendeve dhe aktorëve joshtetërorë si Hezbollahu, i cili vlerësohet të ketë një arsenal prej rreth 50 mijë raketash në kufirin verior të Izraelit.

Me tensione të larta mbi programin bërthamor të Iranit dhe armiqësinë rajonale, Izraeli dhe Republika Islamike kanë kërcënuar njëri-tjetrin me anë të oficerëve të lartë duke deklaruar se ushtritë e tyre janë në gjendje të godasin tjetrin, raporton JP.

Izraeli ka rritur ndjeshëm nivelin e gatishmërisë dhe ka ndërmarrë hapa gjatë vitit të kaluar për të përgatitur një opsion të besueshëm ushtarak kundër objekteve bërthamore të Iranit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy