Nancy VanHorn takon Brahon dhe Ketën/ Rusta: SPAK pritet të godasë grupet e narkotrafikut (VIDEO)

Nancy VanHorn takon Brahon dhe Ketën/ Rusta: SPAK pritet të godasë grupet e narkotrafikut (VIDEO)

SPAK pritet të kryejë goditje ndaj anëtarëve të karteleve të narkotrafikut me bazë në Shqipëri.

 

Lajmin e bëri me dije gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live.

 

Prej kohësh SPAK po heton disa grupe kriminale me aktivitet jo vetëm në Amerikën Latine, Europë dhe SHBA. 

 

Burime për MCN Live bëjnë me dije se në ditët në vijim do të kemi goditje të konsideruara të anëtarëve të karteleve të trafikut të narkotikut me bazë në Shqipëri, por edhe me anëtarë shqiptarë të cilët operojnë në Amerikën Latine, Kanada dhe SHBA. 

 

Kujtojmë se ditën e djeshme, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn takoi kryeprokurorin e SPAK Klodjan Braho, dhe kreun e BKH Joni Keta.

 

“Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë”, shkruhet ndër të tjera në postimin e Ambasadës së SHBA-së në Facebook.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy