Një 30-vjeçar i mori jetën një të moshuari sot në Këlcyrë në mënyrë makabre. Ngjarja ndodhi në fshatin Uji i Mirë. Autori Alban Voda, i ka prerë kokën me thikë, shtetasit N.H, 66 vjeç.
Pas ngjarjes, autori Voda është arrestuar nga policia.
Mësohet se 30-vjeçari ka qenë komando në Afganistan dhe prej tre vitesh ishte kthyer në Shqipëri. Që kur ishte kthyer Voda kishte shfaqur çrregullime mendore.



