Zbulohet kanabis i kultivuar në Has/ Arrestohet 40-vjeçari, procedohet kryeplaku i fshatit

Zbulohet kanabis i kultivuar në Has/ Arrestohet 40-vjeçari, procedohet kryeplaku i fshatit

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur në Has, ku është arrestuar një person dhe është proceduar në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Tregan.

Në njoftim thuhet se: “Në vendin e quajtur "Përroi i lagjes Qerkez", kanë gjetur bimë të dyshuara narkotike kanabis që dyshohet se i ka kultivuar shtetasi S. Q. Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh. B., banues në fshatin Tregtan, me detyrë kryeplak i këtij fshati, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës"”.

 

NJOFTIMI

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike në terren të hapur dhe në terren të mbyllur. Finalizohet operacioni policor i koduar "Tregtan", i zhvilluar nga DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Has. Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Tregtan, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës". Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale nē fushën e narkotikëve, efektivët e DVP Kukës, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Has, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Tregtan", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. Q., 40 vjeç, banues në fshatin Tregtan.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Tregtan, Has, në vendin e quajtur "Përroi i lagjes Qerkez", kanë gjetur bimë të dyshuara narkotike kanabis që dyshohet se i ka kultivuar shtetasi S. Q. Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh. B., banues në fshatin Tregtan, me detyrë kryeplak i këtij fshati, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".  Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy