
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin e Biznesit Serbi-Shqipëri që po mbahet në Nish, deklaroi se dy vendet duhet t’i kthejnë kufijtë në ura që bashkojnë. “Është e nevojshme t'i japim jetë një tregu të përbashkët. Të integrojmë ekonomitë dhe të tërheqim investime”, tha Rama. Më tej, kryeministri theksoi se sfida më e madhe e Shqipërisë dhe Serbisë është të vënë administratën në funksion të bizneseve. “Sfida jonë më e madhe nuk është që të bëjmë bizneset bashkë, por si ta përçojmë te administrata. Administrata duhet vënë në funksion të bizneseve. Të sillemi me njëri-tjetrin si nesër në BE”, u shpreh Rama. (Ne perditesim)



