Qatip Osmani është trajneri i ri i Vllaznisë. Pas largimit të Migen Memellit, klubi shkodran nuk ka humbur kohë për të gjetur trajnerin e ri.
Drejtimi i është besuar teknikut 54-vjeçar, i cili në të kaluarën ka drejtuar Shkëndijën, ku ka fituar tre tituj kampion, si dhe Renovën e Shkupin.
Së bashku me Osmanin, në stafin e Vllaznisë do të jetë edhe Bashkim Ljivoreka që do të ketë detyrën e zëvendëstrajnerit.



