Konflikti te Kepi i Rodonit, arrestohet ish-deputeti Mark Frroku

Konflikti te Kepi i Rodonit, arrestohet ish-deputeti Mark Frroku

Ish-deputeti Mark Frroku është vënë në prangat e policisë, pas konfliktit të ndodhur pasditen e së dielës në zonën e Kepit të Rodonit.

Ai është vënë në pranga nga policia e Durrësit pas hetimeve mbi përplasjen mes disa banorëve dhe përfaqësuesve të kishës lidhur me pretendimin për pronësinë e tokës në zonën bregdetare.

Ish-deputeti Mark Frroku ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe bashkë me të janë ngritur akuza edhe ndaj disa personave të tjerë.

Kjo nuk është hera e pare që ish-ligjvënësi ka probleme me drejtësinë.

Lidhur me konfliktin policia tha se:

Në zonën e Kepit të Rodonit, disa  banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Ylli Reka dhe Orgito Reka janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., Mark Frroku, Martin Lazeri dhe Pal Doda.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë. 

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

 Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore,  janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit të sotëm.

Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë  materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy