
Manfred Weber është kandidati më i favorizuar për postin e presidentit të Komisionit Europian. Por në Gjermani, atë e njohin vetëm 26% e qytetarëve.
Mgjithatë, kandidati kryesor i partive të djathta, PPE, nuk është i vetmi me profil të ulët në skenën politike të vendit të tij. Sipas një sondazhi të YouGov, në bashkëpunim me agjencinë DPA, 45% e gjermanëve nuk njohin asnjë prej kandidatëve të 9 partive që garojnë në zgjedhjet e Parlamentit Europian.
Në sondazh, 23% e të pyeturve u përgjigjën se zgjedhjet europiane kanë më pak rëndësi se ato federale apo vendore.
Çështjet kryesore për gjermanët në lidhje me zgjedhjet europiane të majit mbeten ndryshimet klimatike dhe ato të mjedisit (55%) dhe emigracioni (54%).



