Cilësia e ajrit për fëmijët, Alushaj: Shkakton zvogëlim të mushkërive, sëmundje zemre dhe ishemi cerebrale

Cilësia e ajrit për fëmijët, Alushaj: Shkakton zvogëlim të mushkërive, sëmundje zemre dhe ishemi cerebrale

Profesor Ramadan Alushaj, për seminarin e organizuar nga Akademia e Shkencave lidhur me cilësinë e ajrit dhe frymëmarrjen e shëndetshme te fëmijët, thotë se gjithçka ka të bëjë me pasojat e dëmshme që shkaktohen në fazën e rritjes.

Në emisionin MCN Economy ai deklaroi se janë bërë matje fizike të ambientit të brendshëm të shkollave dhe cilësisë së ajrit të dioksidit të karbonit.

Alushaj përmendi si problem kryesor se tek fëmijët që ekspozohen ndaj ajrit të ndotur, zvogëlohet mushkëria dhe shtohet rreziku për sëmundjet e zemrës dhe ishemitë cerebrale.

Sipas tij, duhet një mënyrë menaxhuese e re e standardeve të shkollave.

Nëse një kopsht, çerdhe, klasë mësimi qëndron e mbyllur, ajo është e ndotur se ka dhe ndotje të brendshme, si për shembull nga përdorimi i sobave me dru në ngrohje.

Nëse përdoren soba me dru me efiçencë të ulët, do të thotë që sasia e oksigjenit që digjet me lëndën tjetër është e madhe dhe pjesët e karbonit dalin nga produkti me oxhaqe.

Nga një studim tjetër nga matjet që kemi bërë në qytetin e Korçës për ngrohjen, ku predominonte përdorimi i djegësve me rendiment të ulët. Në qytetin e Korçës emetohen afërsisht 2 ton për sezon.

Kjo tregon një rrezik shumë të madh. Çështja është e ndryshme dhe ka të bëjë sidomos ke Covid, nga Covid u evidentuan shumë gjëra dhe shumë problematika.

Këtu është çështje tjetër shumë e rëndësishme, zhvillimi i personit nga lindja deri 18 vjeç, është pjesa kur të gjitha organet e trupit zhvillohen.

Është si me bimën, që kur e mbjellim jemi të kujdesshëm që të marrim një produkt që është bio. Dhe po t’i hedhim element kimik të tjerë, mund të prishet, e njëjta gjë ndodh dhe me njeriun që thith ajrin. Përveç ajrit kemi ushqimin, 1 kilogramë ushqim, 2 kilogramë lëngje dhe 15 kilogramë ajër.

Është një nga elementët shumë të rëndësishëm që përcakton trupin tonë. Ne marrim ajër për zhvillimin tonë dhe këtu është pjesa më delikate që ka të bëjë me ndotjen që ne marrim në trupin tonë.

Shkalla e ndotjes së mjedisit të brendshëm, sipas të gjitha eksperimenteve është deri 8 herë më e ndotur se mjedisi i jashtëm, mund të shkojë nga 2 minimumi deri 8 herë.

Po të jetë afër zonave të prodhimit, mund të shkojë në 30 herë. Ndotja është negative për trupin e njeriut, por brenda gamës së ndotjes janë elementët shumë të imët që konsiderohen shumë të dëmshëm.

2.5 është madhësia në mikron e grimcës së ngurtë në bashkëpunim me cilësinë e ajrit, arrin të penetrojë në organet e frymëmarrjes në mushkëri dhe duke penetruar ka një rol të rëndësishëm në mushkëri.

Te fëmijët që qëndrojnë për kohë të gjatë në zona të ndotura, ajo mund të sjellë zvogëlimin e madhësisë së mushkërisë gjatë rritjes.

Duke kaluar në mushkëri futet në sistemin e gjakut dhe qarkullon ajo grimca dhe futet në sistemin e zemrës dhe në tru.

Këtu shfaqen sëmundjet kardiovaskulare që mund të jenë në infarkt, apo goditje ishemi në tru.

Një nga pasojat afatgjata që shfaqin, te fëmijët shfaqet pamundësia për të mësuar, shfaqet humbja e memories.

Këto grimca vijnë si nga mjedisi i jashtëm dhe nga mjedisi i brendshëm. Trafiku në Tiranë shkakton përqendrim shumë të madhe të ndotjes.

E gjitha kjo futet brenda dhe kjo futet automatikisht pasi çdo shkollë ka sisteme shërbimi sanitar, ventilator, apo dritare që duhet të hapen.

E gjitha kjo krijon një vakum brenda ndërtesës dhe fut ajrin e pakontrolluar. Si shembull në një klasë me 65 metër katrorë me 30 nxënës, i shkon përqendrimi i dioksidit të karbonit 3000 ppm.

Dioksidi i karbonit matet si indikator, i shkallës së ndotjes që ka hapësira.

Pikërisht për këtë nxorëm që është 3088 ppm dhe që të mbrohet nxënësi, duhet që norma europiane duhet që brenda 20 minutave norma e dioksidit të karbonit të zbresë në 1000 ppm.

Një klasë me 30 nxënës do 1000 metër kub ajër. Ventilimi më i mirë që mund të bëhet në një shkollë është për 20 minuta ul ndotjen e brendshme dhe është e thjeshtë për tu realizuar.

BE rekomandon një pajisje për monitorim të sasisë së karbonit. Është një pajisje rreth 250 euro për një klasë, por është një roje shumë e mirë për të mos shpenzuar para të tjera.

Po të marrim shkollën “Sami Frashëri” dhe “Kosova” që ndodhen buzë rrugëve, nuk mund të përdorësh ventilimin natyral, se fut gjithë ndotjen brenda. Ndaj duhen ventilime me filtrim.

Duhet një mënyrë menaxhuese e re e standardeve të shkollave.

Në verë, muaji korrik për shembull dritarja për ajrim duhet hapur sa herë që jashtë është temperatura më e ulët se brenda, në mëngjes dhe në darkë, ndërsa gjatë ditës duhen mbajtur të mbyllura.

Ora 09.19.00 duhet të jenë dritaret mbyllur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy