SHBA godet Lukashenkon, sanksione ndaj individëve dhe kompanive bjelloruse

SHBA godet Lukashenkon, sanksione ndaj individëve dhe kompanive bjelloruse

Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontrollin e pasurive të huaja, OFAC, bllokoi sot pasuritë e tri entiteteve dhe nëntë individëve, si dhe aeroplanin presidencial të presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenko. Masat vijnë si pasojë e atyre që konsiderohen si goditje brutale kundër demokracisë dhe shoqërisë civile pas zgjedhjeve të manipuluara të gushtit 2020, thuhet në deklaratën e Departamentit.

Po ashtu vihet në dukje se Washingtoni kërkon përgjegjësi nga regjimi i Minskut, lidhur me bashkëpunimin me Moskën në luftën në Ukrainë.

“Regjimi autoritar i Lukashenkos mbështetet në ndërmarrjet shtetërore dhe zyrtarët kryesorë për të realizuar të ardhura të konsiderueshme që mundësojnë veprime represive kundër popullit bjellorus”, tha zv.sekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson.

“Ne mbetemi të përkushtuar për imponimin e kostove ndaj regjimit të Lukashenkos, për shkak të shtypjes së demokracisë dhe për mbështetjen e luftës së Putinit”, u shpreh Nelson.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy