Zelensky: Po luftojmë një luftë që nuk e deshëm, jemi të detyruar të vrasim

Zelensky: Po luftojmë një luftë që nuk e deshëm, jemi të detyruar të vrasim

“Jemi duke luftuar një luftë, të cilën nuk e kemi dashur kurrë. Jemi të detyruar të vrasim”.

Kështu deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një mesazh të tij gjatë së hënës, në rrjetet sociale.

Lideri ukrainas, shtoi se duke qenë se Rusia vijon luftën, kërkoi që të vendosen sanksione për eksportimin e naftës dhe produkteve petrolifere.

“Është e domosdoshme një paketë e re sanksionesh kundër Rusisë. Është e papranueshme të financosh një vend terrorist”.

Agresioni rus ndaj Ukrainës, nisi më 24 shkurt, duke u pasuar me mijëra viktima në radhët e të dyja palëve, por dhe me qindra të vrarë në radhët e popullsisë civile.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy