Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN Tv se Mirlinda Karçanaj duhet të distancohej nga Ergys Agasi.
Prisja që Karçanaj të distancohej nga Agasi, fatkeqësisht nuk e bëri, por ngarkoi Daniel Shimën me të gjitha përgjegjësi. Karcanaj ishte në dijeni apo a e nuhati që një biznesmen ishte marrë peng. Ishte shqetësuar për ankimimet që bëheshin kundër AKSHI-t a e shqetësoi që brenda një ditë u hoqën të gjitha. A i shkoi në mendje që një biznesmenë gjermane e kishin kërcënuar?
Nuk prisja, nuk kishte nevojë të qante. Pavarësisht se është grua, përgjegjësitë penale janë për t’u përballur.
Të gjithëve zemër i thërret Karçanaj? Janë në përgjime. Zemër i thërret në marrëdhënie institucionale.
Atë që prisja nga të akuzuarit e kësaj dosje është që të shmangen nga veprimet që ka bërë Agasi. Peshkaqeni i madh ai ka qenë.
Problemi i rënë është që janë mesazhet. Problemi nuk është nga SPAK, por nga videot që i ka regjistruar Agasi.
I frikshëm fakti që nuk thotë që Agasi është fajtor dhe duhet të mbajë përgjegjësi, por thotë duhet të mbajë përgjegjësi Shima.



