Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Bindja Demokratike kanë zyrtarizuar sot marrëveshjen për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Krerët e këtyre dy partive, Dashamir Shehi dhe Astrit Patozi paralajmëruan se nëse opozita do të dalë me 2, 3 apo më shumë kandidatë, edhe grupimi i tyre do të nxjerrë kandidatë për zgjedhjet lokale.
Këtë fakt, politologu Alban Daci, në një komunikim me “MCN live”, e sheh si një largim për shkak se e djathta ka një mungesë të theksuar të një filozofie politike, dhe si e tillë nuk premton asgjë.
Zoti Shehu nuk e kishte menduar kurrë që në 2022, te rrezikojë nga revolucion i qershorit bolshevik përsëri brenda të djathtës. Sepse altari kryesor të cilën z.Shehi mendon se që të mund radhën, na ka bërë thirrje për revolucion. Revolucionet me të drejtë janë kryesohet të majta dhe kryesisht bolshevike. Shehu me të paktën me qëndrimet e veta koherente në 30 vite tranzicion, bën pjesë te ato që janë konservatorë.
Përtej shakasë, ajo që dua të them është fakti se kjo e djathta që sot do të mund Ramën ka probleme serioze shumedimenzonale, kanë problem serioz në dialektiken që përdor, kanë mungesë të theksuar të një identiteti të mirëfillte politik, kanë problem serioz të një filozofie të mirëfilltë të së djathtës e cila fatkeqësisht nuk u fillua në nivel politik bërje në këto 30 vite.
Z.Shehu dhe z. Patozi, është revolucionari në cilësinë që pretendoj të fitoj zgjedhjet nuk janë shembulli më i mirë i politikës, janë persona që i përkasin një establishmenti të vjetër politike të cilët nuk kanë kulturën e zgjedhjes, së debatit, kulturën e një partie që do të jetë vërtet funksionale.
Nuk e kam sulmin me Shehun, por problemi është se nëse këta nuk e hapin krahun nuk e reformojnë, duhet dhënë shembull individual.
Për politologun Daci, largimi i z. Shehi, nënkupton goditje të madhe për PD, meqë kësaj partie tashmë i mungojnë idetë për të shkuar përpara.
Mendoj se largimi i z.Shehi është një goditje e rëndë për PD-në. Është një goditje e fortë për 1001 arsye së pari Shehi, është ndër themeluesit e parë të PD-së, ndër figurat qendrore të tij dhe ndër bashkëpunëtorët e parë të z.Berisha, dhe largimi i tij është sinjal i qartë për Berishën dhe nismën e tij, PD i mungojnë idetë tani.
Kur largohet ai, imagjino se çfarë do të bëjnë të tjerët, e dyta largimi i tij, tregon edhe problematikat që dikush po e mban flamurin brenda të djathtës apo e mbajnë ata që kanë sakrifikuar brenda saj apo disa tjerë që e kanë për kalkulime politike.



