Vijon protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, e cila është njoftuar prej javësh tashmë. Ndër thirrjet që kryeson është dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që studentët kërkojnë arsim cilësor.
Gazetarja Marina Sulollari raportoi për “MCN Live” se protestës së studentëve i janë bashkuar dhe qytetarët të cilët protestojnë çdo mbrëmje para Kryeministrisë.
Ata janë shpërndarë nga efektivët me ujë, gaz lotsjellës dhe më tej u grumbulluan në krye të Rrugës së Durrësit ku i vunë zjarrin koshave të mbeturinave.
Arsimi sipas tyre është në gjendje të mjerueshme, të pranishëm në protestë kanë qenë dhe protestuesit të cilët protestojnë çdo mbrëmje. Ka filluar sërish përplasja mes studentëve dhe policisë.
Policia nuk ndërhyri menjëherë sapo protestuesit po godisnin drejt Ministrisë së Arsimit dhe thyenin xhamat. Pas thirrjes për të ndaluar aktet e dhunshme, policia u detyrua të ndërhyjë. Akte të dhunshme ka pasur dhe nga studentët dhe nga qytetarët.
Studentët prishën hekurat anës trotuarit, goditën me gurë, vezë, thyen xhamat e ministrisë. Nga ana e saj policia përdori ujë, gaz lotsjellës dhe shpërndanë. Ka të lënduar edhe efektivë policie dhe qytetarë. Ambulancat shoqëruan një efektiv policie dhe një qytetar.
Protestuesit janë larguar për disa momente dhe pritet të kthehen sërish. Protestuesit i kanë vënë zjarrin një koshi mbeturinash, e kanë zhvendosur protestën në krye të Rrugës së Durrësit.



