Celebrimi i dy vajzave në bashkinë e Tiranës/ Pashkja: S’ka lidhje me martesën, ceremoni show e jashtëligjshme (VIDEO)

Celebrimi i dy vajzave në bashkinë e Tiranës/ Pashkja: S’ka lidhje me martesën, ceremoni show e jashtëligjshme (VIDEO)

Ditën e djeshme në ambientet e Bashkisë Tiranë, është zhvilluar një ceremoni në dukje “martesore” mes personave të së njëjtës gjini. Në lidhje me këtë gjë Dom Mark Pashkja, zëdhënës i KISH në një lidhje skype ëme MCN Live u shpreh se nuk kemi të bëjmë me celebrim dhe as martesë.

Ai tha se Kodi Civiol parashikon se martesa ndodh mes një burri dhe një gruaje dhe se personi që ka marrë përsipër celebrimin e tyre nuk është klerik, porse arsyeja e gjithë kësaj është shitja e ceremonisë përmes pamjeve.

Sipas tij, personi që i celebroi i përket komunitetit LGBT, ndërsa theksoi se ai ka abuzuar me veshjet e fesë katolike.

Nëse i referohemi asaj çfarë ka ndodhur në bashkinë e Tiranës duhet të jemi të qartë sepse s’kemi të bëjmë me asnjë celebrim dhe martesë por e gjitha ajo aty është një abuzim i qartë ndaj ligjit, ndaj uniformës dhe simboleve të një komuniteti të caktuar dhe një abuzim i qartë ndaj viktimave të pafajshme.

Nga pikëpamja juridike dihet se kodi parasheh se martesa ndodh vetëm mes një burri dhe një gruaje dhe jo nga dy persona të të njëjtës gjini, prandaj e gjithë ajo ceremoni shoë është e jashtëligjshme. Keqardhja më e madhe është që bashkia si institucion që duhet të shihet garantuese totale e ligjit bën diçka të jashtëligjshme. E dyta subjektet në fjalë, personat mjafton të bëjmë një kërkim të thjeshtë dhe nuk bëhet fjalë për pastor ungjillor siç është munduar të transmetohet.

Fotoja e parë që ka bërë xhiron e rrjetit që paraqet dy individët me shpinë dhe veshjen e një kleriku është abuzim i pastër me uniformat jo vetëm të besimit katolik por të të gjithë komuniteteve. Është abuzim i pastër i natyrës njerëzore. Ato përmes këtyre pamjeve dhe fotove kanë dashur të shesin një ceremoni që s’ka lidhje me ligjin dhe fenë por kanë keqpërdorur imazhin  e personave që kanë ardhur me zero përfaqësi në atë skenë dhe ta shesin si fetare se feja gjasme e lejoi këtë gjë.

Më tej ai shtoi se personat në fjalë dhe ai që ka marrë përsipër celebrimin nuk është gjë tjetër vetëm një person që është promovues dhe bën pjesë në shoqatat LGBT, nuk bën pjesë aktualisht në asnjë organizëm dhe fakti që ka veshur një veshje katolike është abuzim.

Abuzim dhe për faktin që një fëmijë 4 vjeç përdoret në formën më të shëmtuar për tekat dhe dëshirat e dy personave në fjalë. Rasti në fjalë nuk po gjykojmë dy persona ne s’kemi shkuar të vëmë kamera në banesën e tyre, ndërsa ajo shfaqje nuk është private e bërë në tarracën e bashkisë me dekor special.

Këtu s’kemi të bëjmë me diçka individuale, përkundrazi kemi të bëjmë me diçka që po shitet si publike por mesazhe të caktuara në drejtim të caktuar dhe unë s’mund të lejoj që me simbolet e mia të bëhen gjëra që janë kundër ligjit dhe shkojnë kundër të drejtave themelore të një komuniteti fetar të tërë. Sigurisht nëse ata do kishin qenë duke bërë një ceremoni private s’do kisha asnjë tendencë për ta komentuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy