Lleshaj e pranon: Gazin e morëm në Kosovë, por nuk e përdorëm (VIDEO)

Lleshaj e pranon: Gazin e morëm në Kosovë, por nuk e përdorëm (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pranoi se Policia e Shtetit ka marrë gaz lotsjellës nga Kosova, gjatë periudhës së protestave të opozitës.

Në interpelancën e sotme në Kuvend, Lleshaj tha se është marrë gaz nga Kosova, por nuk është përdorur.

 “Më 2019, institucionet e shtetit shqiptar janë vërë përballë sulmeve të dhunshme, që kanë paraqitur rrezik për institucionet për jetën e qytetarëve, të deputetëve, të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe kanë sfiduar rendin kushtetues të Shqipërisë. Përballë këtyre kushteve, policia ka aplikuar një strategji de-eskaluese, që synon jo përshkallëzim, por de-eskalim. Policia ka vepruar një shkallë më poshtë, në nivelin me të cilin është ndeshur, dhe ka luftuar që të mos ketë asnjë viktimë. Ia ka dalë të mbrojë jetën e qytetarëve. Ia arritën për herë të parë që të mos kemi gjak në rrugët e vendit, armë e jetë të humbura. Gazi është përdorur nga rezervat që policia ka pasur që prej qeverisjes së mëparshme”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy