Elson Braha, këngëtar ishte i pranishëm ditën e sotme në emisionin Hangover, në MCN Radio dhe TemA TV, për të prezantuar këngën e tij më të fundit “I thyer”. Ai tregoi se lidhjet e tij me muzikën kanë filluar që në moshën 5-vjeçare, kur ai filloi të studiojë për piano.
Gjithashtu këngëtari Braha foli edhe për lidhjen e tij me muzikën klasike dhe atë të lehtë si dhe për planet e tij për të ardhmen. Braha u shpreh në Hangover se në të ardhmen ka në plan të organizojë një koncert recital me muzikë klasike.



