
Kina ndërhyri në zhvillimin e rregullt të dy zgjedhjeve të fundit të mbajtura në Kanada në vitin 2019 dhe 2021. Ky është përfundimi i arritur nga Shërbimi Informativ Kanadez i Sigurisë (Csis), agjencia kryesore e inteligjencës e vendit të Amerikës së Veriut, e angazhuar për të hetuar ndërhyrjen e supozuar që nga viti i kaluar, kur për herë të parë qarkulluan thashethemet për aktivitetet e supozuara kineze të cilat synonin lehtësimin e rizgjedhjes së kryeministrit Justin Trudeau.
Partia Liberale e Trudeau ka fituar dy zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kanada dhe inteligjenca ka arritur në përfundimin se “Republika Popullore e Kinës ka ndërhyrë në mënyrë ilegale dhe mashtruese” në të dyja zgjedhjet.
Në të dyja rastet, “aktivitetet e ndërhyrjes së huaj ishin të natyrës pragmatike dhe u përqendruan kryesisht në mbështetjen e kandidatëve të konsideruar “pro-Kinës” ose “neutral”.
Sipas disa vlerësimeve të qarkulluara në mediat kanadeze, ndërhyrja kineze do t’i kushtonte opozitës konservatore deri në nëntë mandate.
Përballë polemikave në rritje dhe presionit nga opozita parlamentare, Trudeau njoftoi në mars të vitit të kaluar emërimin e një komisioni për të hetuar ndërhyrjen e pretenduar elektorale të Kinës.
Gazeta “Globe and Mail” ishte e para që publikoi në shkurt të 2023 zërat nga burime anonime të inteligjencës, sipas të cilave Kina kishte ndërhyrë në zgjedhjet e 2021 pikërisht për të lehtësuar rizgjedhjen e Trudeau, duke e preferuar këtë të fundit ndaj kundërshtarit të tij konservator Erin O ‘Toole konsiderohet armiqësore ndaj Pekinit.
Kryeministri Trudeau kishte reaguar fillimisht duke refuzuar kërkesën e partive opozitare për të nisur një hetim publik, por më pas bëri një hap të pjesshëm prapa, duke njoftuar se një “raportues i pavarur” specifik do të vendoste nëse do të hetonte apo jo ndërhyrjen e supozuar nga qeveria.
Trudeau ishte mbrojtur gjithashtu duke pretenduar se “të gjithë liderët politikë pajtohen se rezultatet e zgjedhjeve të viteve 2019 dhe 2021 nuk u përcaktuan nga ndërhyrjet e huaja”, por duke shtuar se “edhe nëse nuk ndryshon rezultatet e zgjedhjeve, çdo përpjekje për ndërhyrje. nga një aktor i huaj është serioze dhe shqetësuese”.



