Çmimet në Jug/ Meksi: Me të thatin po digjet dhe i njomi, ka plot restorante me çmime normale dhe plazhe publike

Çmimet në Jug/ Meksi: Me të thatin po digjet dhe i njomi, ka plot restorante me çmime normale dhe plazhe publike

Faturat e publikuara shpesh në rrjetet sociale për çmimet e ushqimit dhe shërbimeve nuk pasqyrojnë situatën reale në të gjithë bregdetin e Jugut. Në një lidhje me Skype nga Vlora, avokati Redon Meksi solli përvojën e vet.

Sot jam në Novoselë. Në një restorant bio, që prodhon 10 etiketa të veta të verërave, me ushqime të përballueshme. E kam fjalën për çmime normale, më pak se në Tiranë. Jemi në pjesën e sipërme të Novoselës. Vend i mirë, shërbim i mirë. Nuk ka luks. Por ushqimi është shumë i mirë, me çmime normale. Do i jepja 10/10 pa frikë. Ndërsa hoteli ku po rri te Uji i Ftohtë është modest: dy krevate, kondicioner, banjë, ujë dhe pishinë. Jo ndonjë arredim luksoz, por do i jepja 10 pa frikë.

Meksi tha se ka një ndryshim të madh në çmim nga një biznes te një tjetër, madje në disa raste çmimet janë të paarsyeshme.

Plazhi i Vlorës, ai i Adriatikut, dukej i populluar. Nga ana tjetër çmimet varionin të ndryshme. Unë jam te Uji i Ftohtë, me pamje nga deti, paguaj 50 euro nata megjithë mëngjesin e përfshirë, 3 persona. Zbres sot te një nga hotelet poshtë hotelit ku ndodhem unë dhe pagesa ishte 20 mijë lekë të vjetra personi. Pra, personi jo çadra. Nuk ka sens të më japësh përdorimin e detit me 20 mijë lekë personi.

Meksi tha më tej se hapësirat publike janë të lira, ndërsa një nga problemet që duhej të kishte marrë zgjidhje janë kantieret e hapura të ndërtimit në kulmin e sezonit turistik.

Mesa kam parë ka hapësirë publike, por jo në zonat më të bukura. Ka plazhe publike në çdo bregdet. Ka punime dhe ka kantiere ndërtimi. Është absurde që të hapen rrugët gjatë sezonit turistik. Por kjo është në dorë të qeverisë dhe bashkive. Problemi është te operatorët turistikë që kanë vendosur çmime me të cilat përmes të thatit po djegin edhe të njomin.

Një tjetër shqetësim i pushuesve sipas Meksti është fakti që mjediset familjare dhe ato rinore mbeten ende të përziera.

Ka edhe diçka, nuk kemi arritur ende të ndajmë vendet e rinisë me ato familjare.

Sipas tij, qeveria dhe autoritetet lokale duhet të zgjidhin problemin e mbetjeve dhe t’u japin mundësi këtyre zonave të ofrojnë më shumë sesa plazhi, duke restauruar objektet kulturore.

Në bregdet shoh më shumë të huaj se shqiptarë. Por kam përshtypjen se është ulur numri i vizitorëve të huaj në bregdetin e jugut. Janë më shumë në Tiranë dhe në zonat e veriut apo në Berat, Gjirokastër. Qeveria duhet të restaurojë monumentet në qytetet e jugut, në mënyrë që turisti të ketë çfarë të bëjë.

Vjet kur hyje në Llogara gjeje plastikë dhe shishe qelqi që nuk kishin lëvizur prej 3-4 vitesh. Pra kemi përgjegjësinë e bashkisë por edhe vetë ndërgjegjen e qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy