Partia Socialiste, dega Elbasan, ka reaguar lidhur me ngjarjen e shënuar sot në Shëngjin dhe e qaun provokim përfshirjen e presidentit të zgjedhur në deklarata politike provokuese.
Sipas socialistëve të Elbasanit, një situatë e ngjashme paraqitet edhe në këtë qytet, ku kandidon bashkëshortja e ish-kreut të LSI-së.
PS-ja e Elbasanit u bën thirrje votuesve të ruajnë qetësinë dhe të mos marrin në konsideratë ato që ajo i quan përpjekje të çiftit presidencial për të prishur ditën e festës demokratike.
Reagimi i PS-së së Elbasanit
Partia Socialiste Elbasan shpreh keqardhjen per sjelljen skandaloze te Presidentit te zgjedhur Ilir Meta, po edhe te bashkeshortes se tij qe ne qarkun e Elbasanit po ben te njejten gje si i shoqi ne gjithe Shqiperine. Monika ka angazhuar nje rrjet njerezish me precedente penale, per te provokuar e penguar votuesit e tjere. LSI Elbasan eshte kthyer ne nje subjekt antiqytetar njerezish qe vetem shajne e fyejne rrugeve ke te munden!PS Elbasan u ben thirrje te gjithe votuesve te qarkut te mos shqetesohen fare nga kjo corodi humbesash qe s'dine me se s'bejne. Cilido zgjedhes me te drejte vote, te marre pjese masivisht ne votim dhe t'i konsideroje keto shfaqje tragjikomike te degradimit te LSI, nje simptome te qarte te rendimit psikologjik te Ilir Metes e te bashkeshortes se tij. Ruani qetesine. Beni detyren patriotike ndaj Elbasanit, Cerrikut, Belshit, Peqinit, Librazhdit e Gramshit me voten tuaj. Çifti presidencial, nuk mund, nuk duhet dhe nuk do t'ia prishe dot kete feste demokratike te Elbasanit dhe mbare Shqiperise. Sa me shume njerez ne votime sot, aq me te bukura per qarkun tone dhe mbare Shqiperine, kater vitet qe vijne.



