Pas disa ditëve alarmante, me mbi 10 mijë raste në ditë, situate me koronavirusin në Francë është përmirësuar. Tashmë prej dy ditësh raportohen shifra në rënie.
Sot autoritet franceze të shendetësisë thanë se 6158 persona janë prekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 34 kanë humbur jetën.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, totali i të prekurve në Francë, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 387 252 kurse numri I përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 30 950.
Britania e Madhe regjistroi sot 2621 raste të reja infeksioni dhe 9 vdekje.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, totali i të prekurve ka shkuar në 371 125 kurse ai i viktimave në 41 637.



