Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka marrë të gjithë vëmendjen e medias gjatë Samiti të NATO-s në Bruksel. Videoja ku ai shfaqet duke shtyrë presidentin e Malit të Zi për të dalë vetë i pari bëri xhiron e botës.
Fotografët kanë kapur edhe një moment tjetër, atë kur kryeministri kanadez, Justin Trudeau, takon çiftin presidencial amrikan dhe përshëndet ngrohtë Zonjën e Parë.
Duket se Trump është bërë paksa xheloz dhe më mirë se çdo fjalë, këtë e tregon shprehja që ka në fytyrë.
Justin Trudeau është një nga meshkujt më të dashur të politikës botërore. Me pamjen prej një 40-vjeçari tërheqës dhe politikat mbështetëse për emigrantët në vendin e tij, ai ka fituar simpatinë e miliona njerëzve brenda dhe jashtë Kanadasë, sidomos të femrave.



