Mosmarrëveshjet e detit të Kinës Jugore, sekretari amerikan Mattis: Pekini frikëson fqinjët

Mosmarrëveshjet e detit të Kinës Jugore, sekretari amerikan Mattis: Pekini frikëson fqinjët

Kina po vendosa raketa në zonën e diskutueshme të detit të Kinës Jugore për të frikësuar dhe shtrënguar fqinjët.

Këto deklarata janë bërë nga sekretari i Mbrojtes së SHBA-së, James Mattis, gjatë një konference sigurie në Singapor.

Mattis ka vënë në pikëpyetje metodat me të cilat Pekini ka vënë në pikëpyetje qëllimet e tij më të gjera për zgjerim.

Sekretari i Mbrojtes ka deklaruar se çështja e trupave amerikane në Korenë e Jugut nuk do të ishte temë diskutimi në takimin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Ai ka shtuar se SHBA synon denukleraizim të Gadishullit Korean, në të cilin për momentin janë të stacionuara rreth 30 mijë forca ushtarake amerikane.

Satellite image of Woody Island

Në Samitin e Sigurisë, Mattis tha se Pekini ka dërguar pajisje ushtarake, përfshirë raketa kundër anijeve, raketa tokë-ajër dhe tokë-tokë si dhe pajisje elektronike për prishtje sinjali në vendet në të gjithë Detin e Kinës Jugore.

"Me gjithë pretendimet e Kinës kjo tregon të kundërtën, vendosja e këtyre sistemeve të armëve është e lidhur drejtpërdrejt me përdorimin ushtarak për qëllime të frikësimit dhe shtrëngimit", tha Mattis.

Gjenerali Mattis tha se administrata e Trump dëshironte një marrëdhënie konstruktive me Kinën, por do të tregonte forcën nëse do të ishte e nevojshme.

Ai tha gjithashtu se SHBA-të e kuptuan se Kina kishte një rol për të luajtur në rajon.

Deti i Kinës Jugore, një rrugë kryesore tregtare, është subjekt i mbivendosjes së pretendimeve nga gjashtë vende.

Ishulli “Woody”, të cilin Kina e quan “Yongxing”, pretendohet edhe nga Vietnami e Taivani.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy