Tre turistë gjermanë bllokohen në Malin e Çikës, shpëtohen me helikopter nga Policia

Tre turistë gjermanë bllokohen në Malin e Çikës, shpëtohen me helikopter nga Policia

Tre turistë gjermanë kanë mbetur të bllokuar pasditen e së martës në terrenin e vështirë malor të Malit të Çikës, në Vlorë, duke kërkuar ndihmën e Policisë.

 

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, organizuan menjëherë një operacion kërkim-shpëtimi dhe rreth orës 19:00 lokalizuan tre turistët, të moshës rreth 18 vjeç, të cilët ishin të lodhur fizikisht dhe në pamundësi për të vijuar lëvizjen.

 

Për shkak të terrenit të vështirë, në koordinim me Qendrën Operacionale Kombëtare të Emergjencave Civile, u ndërhy me helikopter, duke bërë të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e tyre të sigurt rreth orës 19:30. P8as operacionit, turistët falënderuan Policinë dhe të gjitha strukturat e angazhuara për reagimin e shpejtë dhe profesional.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy