Një tentativë për grabitjen e një argjendarie është regjistruar pak më parë në Tiranë, ku një i ri 17-vjeçar është kapur në flagrancë.
Gazetari Besmir Pula në një lidhje me MCN TV bënë me dije se i mituri dyshohet se ka tentuar të kryejë i vetëm vjedhjen e një varëseje në një argjendari “Basama”, përballë Qendrës Tregtare “Toptani”.
Ai nuk ka qenë i pajisur me armë gjatë tentativës së grabitjes. Aktualisht, 17-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin Nr. 1, ku po vijojnë procedurat për marrjen në pyetje dhe për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.
Një tentativë për grabitjen e një argjendarie në Tiranë është regjistruar pak më parë, ku një i ri 17-vjeç, sipas burimeve, është shoqëruar për vjedhje. Ai dyshohet se ka tentuar të kryejë këtë vjedhje i vetëm në argjendarinë ‘Basama’, përballë Qendrës Tregtare ‘Toptani’.
Sipas policisë, i riu nuk ka qenë i pajisur me armë. Aktualisht ndodhet në Komisariatin Nr. 1 dhe po vijojnë procedurat për marrjen në pyetje, ndërsa pritet të mësohen edhe arsyet e kësaj tentative.



